[email protected]

Kënga “Mora fjalë” nuk u këndua në koncertin e këngëtarit kroat

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video nga koncerti i mbajtur në Zagreb nga këngëtari kroat Marko Perkoviç, i njohur si Thompson, ku në sfond dëgjohet publiku duke kënduar këngën “Mora fjalë” të interpretuar nga Shkurte Fejza. Kjo përmbajtje është publikuar dje (7 korrik) në Facebook, nga një llogari me emrin “Rifadije Veliu Nimanaj”. Por, […]

PDK nuk ka kërkuar ndaljen e shtesave për lehonat dhe as dërgimin e vendimit në gjykatë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh ku shfaqet Eliza Hoxha, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me mbishkrimin që pretendon se ajo e ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e 5 qershorit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e shtesave për lehonat. Kjo fotografi është publikuar (5 […]

Titulli e keqinterpreton emërimin e Delegatit Apostolik si deklaratë të Papës për mosnjohjen e Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një artikull i titulluar “Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën”. Artikulli është publikuar (20 maj) fillimisht nga mediumi në gjuhën shqipe “a2news.com”. Më pas është publikuar nga disa media tjera në gjuhën shqipe (shih këtu). Çka nuk shkon me këtë përmbajtje? Titulli është paraqitur në formën […]

Jo, valëvitja e flamurit të Kosovës në publik nuk bie ndesh me rregullat në Eurovizion

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen përmbajtje me pretendimin se organizatorët e Eurovision-it kanë shkelur rregullat e tyre duke lejuar që gjatë transmetimit të festivalit të shfaqet flamuri i Kosovës, ndonëse ishte rreptësisht i ndaluar sipas rregullave të reja të EBU-së. Raportime me këtë pretendim janë publikuar sot (14 maj) nga mediat në gjuhën serbe si “b92.net” […]

Pretendim i rremë se liderët evropianë kapen duke përdorur kokainë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohen video-materiale të cilat shfaqin Emmanuel Macron, presidentin e Francës ulur me Keir Starmer, kryeministrin britanik dhe Friedrich Merz, kancelarin gjerman Friedrich Merz në një tren që udhëtonte nga Polonia në Ukrainë. Videot që shfaq Macronin duke e tërhequr shpejt një objekt të bardhë nga tavolina me dorën e djathtë, pastaj duke […]

Manipulohet deklarata e Abdixhikut

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi të publikuar në Facebook pretendohet se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se “Votuesit të qëndrojnë të qetë, nuk i tradhtoj, do të bashkëqeverisim me PDK”. Postimi me këtë pretendim u publikua dje (6 maj) në Facebook nga faqja “Fleta Press”. E vërteta? Pas verifikimit […]

Elmi Reçica dhe Berat Buzhala nuk u takuan para seancës së Kuvendit, fotografia është e vjetër

vShkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh ku shihen Elmi Reçica, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe një person tjetër nga mbrapa, për të cilin pretendohet se është Berat Buzhala, drejtues i mediumit, “Nacionale.com”. Imazhi është publikuar sot (3 maj) në Facebook nga llogaria me emrin “Fleta Press”, […]

Pretendimi për IQ mesatare 99 është i rremë, pasi Kosova nuk përfshihet në studimin e cituar

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një imazhi pretendohet se Kosova ka inteligjencën mesatare kombëtare (IQ) 99. Në këtë imazh paraqitet se këto të dhëna janë marrë nga një studim i kryer nga psikologu Richard Lynn dhe shkencëtari politik Tatu Vanhanen. Postimi u publikua dje (29 prill) në TikTok nga llogaria me emër “kosovaripavdekshem2.0” Çka nuk shkon me këtë postim? Pas […]

OSZAR »