Shkroi: Festim Rizanaj
Disa portale informative kanë publikuar një artikull me titullin: “Ambasadori finlandez: Forcimi i partneritetit me BE-në dhe NATO-n rrit sigurinë e Kosovës”. (këtu, këtu)
Në fotografinë ilustruese të artikullit është përdorur imazhi i një personi tjetër, në vend të fotos së ambasadorit finlandez në Kosovë, Matti Nissinen.

Pra, në fotografinë ilustruese, për shkak të ngjashmërisë së emrave, është përdorur imazhi i Prokurorit të Përgjithshëm në Finlandë. (këtu)

Për më tepër, kështu duket ambasadori finlandez në Kosovë, Matti Nissinen. Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, e mori detyrën në vitin 2022. (këtu)

Analiza:
Disa portale informative kanë publikuar një artikull me titullin: “Ambasadori finlandez: Forcimi i partneritetit me BE-në dhe NATO-n rrit sigurinë e Kosovës”, por në fotografinë ilustruese është përdorur gabimisht imazhi i një personi tjetër në vend të ambasadorit finlandez, Matti Nissinen.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë e vlerëson si “gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.